Dudaev mban lart flamurin kuqezi, “shkëlqen” me medalje ari në Europianin e mundjes

Shqipëria “shkëlqen” në Europianin e mundjes, me sportistin Islam Dudev që ka arritur të fitojë medaljen e artë. Dudaev ia doli mbanë që të shpallej kampion në Europianin që po mbahet në Rumani.

Sportisti që përfaqëson Shqipërinë ia doli të mposhtë në finale rusin Gadzhimurad Rashidov, një sfidë që ishte në kategorinë e stilit të lirë për peshat deri në 65 kg. Pavarësisht vështirësisë që hasi, mundësi çeçen që garon me flamurin kuqezi, arriti që të fitonte.

Dudev fitoi me rezultatin 2-1, fitore e cila jo vetëm i jep Shqipërisë medaljen e artë, por konfirmon formën e mirë që sportisti po kalon, duke qenë një nga më të mirët në botë në disiplinën që garon.


Shtuar 17.02.2024 19:40