“Dua të luaj në ekipin e parë, më pëlqen De Bruyne”, talenti shqiptar i Man Cityt flet pasi nënshkroi kontratë

Talenti 12-vjeçar shqiptar, Bruno Qëndro ka nënshkruar me klubin e madhe anglez, Manchester Cityn për dy vite.

Ai edhe pse është vetëm 12 vjeç, por po shijon një përvojë që do i ndikojë në të ardhmen.

Për shkak të cilësisë që ka në këmbë, Qëndro është përzgjedhur për të qenë pjesë e “Qytetarëve” dhe tanimë ka nisur stërvitjen në një prej klubeve më të arrira në botë.

Ai shihet që ka pozuar me emra si Phil Foden dhe Erling Haaland. Pritet që djaloshi të ndiqet me interes edhe nga trajnerët e moshave në Kombëtares së Shqiperisë, duke qenë aktualisht është pjesë e një nga klubeve më të njohura në botë.

Kujtojmë se Man City do zbarkojë edhe në Shqipëri duke qenë pjesë e “Durrah Football Academy” që nis punë prej shtatorit të këtij viti më qytetin bregdetar.

Bruno Qëndro ka treguar se si po shkon puna te Man City dhe kë ka si idhull të tij.

“E kam firmosur kontratën për dy vite. Na vijnë profesorë të ndryshëm, nuk është vetëm një. Kam qejf si lojtar Kevin De Bruyne”.

“Kam qejf që të shkoj tek ekipi i parë, por unë do të punojë për këtë. Unë luaj në pozicion e 11-ta, sulmues. Të rinjtë të punojnë fort për ëndrrat e tyre”, deklaroi ai. /Telegrafi/


Shtuar 10.04.2024 21:40