Drita ka kuptuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të nisë rrugëtimin në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve për edicionin 2026/27.
Pas shortit të tërhequr të martën në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, kampionia e Kosovës u vendos përballë Kauno Zalgirisit në sfidën e saj të parë evropiane të sezonit të ri.
Të lidhura
None found
Ekipi nga Gjilani bënte pjesë në grupin 2 të skuadrave bartëse, një pozicion që e ndihmoi të evitonte disa emra potencialisht më të vështirë në këtë etapë të garës.
Sidoqoftë, përballja do të jetë ndaj një skuadre që ka eksperiencë në skenën evropiane dhe që gjithashtu synon kalimin në raundin e dytë.
Takimi i parë është paraparë të luhet më 7 ose 8 korrik në Lituani, ku Drita do të jetë mysafire, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet një javë më pas, më 14 ose 15 korrik në Kosovë.
Në anën tjetër, skuadra tjetër shqiptare, Egnatia, nuk pati të njëjtin fat si Drita, pasi do të përballet me kampionin e Rumanisë, Petrocub.
