Drita nuk arriti ta ruante epërsinë deri në fund, duke barazuar 1-1 në udëtim ndaj Florianës, në përballjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Të lidhura
None found
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe të dyja skuadrat krijuan mundësi për të shënuar, por rezultati përfundimtar ishte 1-1.
Skuadra e Dritës kontrolloi më shumë topin dhe ndërtoi disa aksione të bukura, megjithëse fati nuk ishte në anën e saj. Igball Jashari pati një rast të mirë, por nuk arriti ta mposhtte portierin vendas.
Në pjesën e dytë, Drita shtoi përpjekjet në kërkim të golit. Arb Manaj dhe Liridon Balaj, i cili u aktivizua nga stoli, rrezikuan disa herë, por pa mundur t’i shfrytëzonin rastet.
Loja u ndërpre disa herë gjatë takimit për shkak të ndaljes së energjisë elektrike.
Në momentet kur goli dukej i pamundur, Drita realizoi përmes një kundërsulmi, me Balajn që u tregua i saktë në minutën 90+6.
Megjithatë, festa e Dritës zgjati vetëm pesë minuta. Pas një rrëmuje në mbrojtje, Amar Drina shënoi në minutën 90+12 dhe vendosi baraspeshën.
Drita do të synojë ta ruajë këtë rezultat edhe në ndeshjen e kthimit, e cila luhet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
