Drejtori i ‘Bluve’, Haris Fakic: Dinamo është pretendent, e kemi vërtetuar këtë

Drejtori i Dinamos, Haris Fakic ishte i ftuar në një lidhje drejtpërdrejtë në Supersport duke folur për ekipin e tij. Fakic pranoi hapur që Dinamo është pretendent këtë sezon dhe sipas tij këtë e kanë vërtetuar me ecurinë e tanishme.

“Po defenitivisht Dinamo është pretendent. Është mision jo i lehtë. Ecuria deri tani e ka vërtetuar këtë gjë. Jemi në merkato. Kjo është mëse normale, gjendemi në periudhë ku mund të bëjmë më shumë plotësime apo rikuperime kështu shpresojmë te kualifikimi në katër vendet e para.

Transferimi i lojtarëve të rëndësishëm nga ju. Si ka mundësi që shkojnë në skuadra të mira dhe bien disa?

Edhe mentaliteti i vetë futbollistit, vendosmëria, përkushtimi. Por gjithashtu është i rëndësishëm hapi që bëhet, lëvizja duhet të jetë e duhur përsa i përket nivelit. Nga çfarë niveli kalon, them është vendimtare. Kemi bërë lëvizje ku lojtari ka vazhduar me paraqitje pozitive dhe ka bërë hapin e radhës në çdo aspekt pozitiv. Mendoj është miks. Karakteri, mentaliteti dhe hapi, a është i duhuri. Mund të shkojë lojtar në nivel të bujshëm, por vështirësitë janë për lojtarin dhe është e rëndësishme ta bëjë vetë lojtari punën. /newsport.al/


Shtuar 9.01.2024 11:46