Drejt largimit nga Interi, Real Madrid dhe Valencia interesohen për sulmuesin zikaltër

Interi është shumë marrëveshjes përfundimtare me Dybalan dhe Lukakun, i cili për të do të ishte një rikthim.

Lautaro është i paprekshëm, gjë të cilën e konfirmoi ditën e sotme edhe CEO i Interit, Beppe Marotta. Duket se për Dzekon nuk do të ketë me hapësira dhe Inter e konsideron në merkato sulmuesin boshnjak.

Sipas “Sport”, për Edin Dzeko kanë treguar interes dy ekipe me emër në ligën spanjolle. Real Madrid dhe Valencia janë dy klubet të cilat kanë shfaqur interes për sulmuesin 36-vjeçar të Interit.

Ancelotti e dëshiron si një zëvendësues të Karim Benzema, që sigurisht është një titullar i padiskutueshëm.

Gattuso nga ana tjetër e sheh si një sulmues të dobishëm për ekipin e tij të ri.

Dzeko me fanellën e Interi u aktivizua 49 ndeshje, duke shënuar 17 gola dhe duke asistuar 10 herë. /h.ll/albeu.com


Shtuar 20.06.2022 16:11