Dortmundi ka një plan me Haaland

Dortmundi po bën të pamundurën për të mbajtur Erling Haaland verën e ardhshme.

Sipas ‘Sky‘, klubi gjerman përgatit një rritje gjoja pagash gati dyfishi i asaj që paguan tani, në mënyrë që sulmuesi, i cili do të fitonte një shumë afër 18 milionë euro , të qëndrojë edhe një vit.

Edhe pse oferta ekonomike do të vazhdojë të jetë më e vogël se ajo e klubeve të tjera , Haaland është rehat në Dortmund dhe është gjithashtu i lumtur në klubin, ku ai konsiderohet një lider, kështu që kjo mund ta bëjë atë të vlerësojë qëndrimin. /albeu.com


Shtuar 24.11.2021 09:16