Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet të shtunën mbrëma në Wembley, ku Borussia Dortmund ose Real Madrid do të kurorëzohet si kampion i Evropës.
Borussia Dortmund po kërkon të fitojë kompeticionin për herë të parë në 27 vjet, ndërsa Real Madrid po kërkon titullin e 15-të të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Edin Terzic ishte surpriza e turneut dhe arriti t’i shpëtojë grupit të “vdekjes” duke u renditur mbi AC Milan, Paris Saint Germain dhe Newcastle United.
Ata më pas vazhduan duke mposhtur PSV Eindhoven dhe Atletico Madrid në çerekfinale, përpara se të kalonin në finale duke mposhtur Paris Saint Germain.
Dortmundi ka pasur shumë më tepër sukses në Evropë sesa në në Bundesligë, ku u renditën në vendin e pestë.
Sa i përket Real Madridit, skuadra e Carlo Ancelottit nuk është e ‘huaj’ për një finale evropiane dhe ishte kampione vetëm dy sezone më parë kur goli i Vinicius Junior siguroi një fitore 1-0 ndaj Liverpoolit.
Madridi ishte gjithashtu fitues i grupit të tyre këtë sezon me 18 pikë. Ata më pas vazhduan të mposhtin RB Leipzig, Manchester City, dhe më pas Bayern Munich për të arritur në finale. Kjo është hera e parë që Madridi arrin në një finale të Kupës Evropiane pa humbur asnjë ndeshje.
Brenda vendit, ata kanë arritur të fitojnë me lehtësi La Ligën, duke grumbulluar 95 pikë në total.
Legjenda e Borussia Dortmund, Marco Reus do të luajë ndeshjen e tij të fundit për klubin pas 428 paraqitjeve.
Potencialisht do të luajë ndeshjen e fundit për klubin edhe Jadon Sancho, i cili aktualisht është në huazim dhe Mats Hummels, i cili ende nuk ka rënë dakord për një kontratë të re dhe po shqyrton opsionet diku tjetër.
Sa i përket Real Madridit, Toni Kroos ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli pas Euro 2024, që do të thotë se kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit për Real Madridin pasi ka bërë 464 paraqitje për gjigantët spanjollë.
Pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve Nacho gjithashtu mund të jetë në lëvizje gjatë verës pasi pranoi se ka të ngjarë të largohet nga klubi.
Fituesi i Ligës së Kampionëve 2013 me Bayern Munich kundër Dortmundit, mbrojtësi austriak David Alaba do të humbasë këtë ndeshje për Real Madridin pasi po vuan nga një dëmtim, që do ta bëjë atë të humbasë edhe Euro 2024.
Mesfushori francez Aurelien Tchouameni është në dyshim për finalen pasi po përpiqet të rikuperohet në kohë nga problemi i këmbës.
Portieri Andriy Lunin, i cili ka luajtur në të gjitha ndeshjet me eliminim direkt, është izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës për shkak të sëmundjes së gripit, por është stërvitur i vetëm dhe po bën çmos për të qenë pjesë e skuadrës.
Dortmundi shpreson që disa nga lojtarët e tyre të lënduar të kthehen në gjendje të plotë për finalen, duke përfshirë Ramy Bensebaini dhe Julien Duranville.
Sulmuesi Sebastien Haller është rikthyer në stërvitje pas një problemi me kyçin e këmbës dhe pritet të jetë në stol, me Niklas Fullkrug që starton në krye.