Dortmund përforcon sulmin, sigurojnë shërbimet e “bomberit” afrikan

Ishte padyshim një prej surprizave më të mëdha të sezonit të kaluar. “Bomberi” i Stuttgart, Serhou Guirassy, realizoi një sezon fenomenal, me plot 30 gola të shënuar.

Ai arriti këtë në po aq ndeshje të regjistruara në Bundesliga dhe DFB Pokal. Guirassy gjeti vendin e tij mes sulmuesve më të mirë të Evropës, për herë të parë në karrierën e tij.

Këto performanca mahnitën edhe një prej finalistëve të UEFA Champions League. “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund arritën të sigurojnë shërbimet e “superyllit” nga Guinea.

Ata e bënë këtë për shifrën modeste të 17.5 milionë eurosh, që përkon me klauzolën e shitjes së Guirassy.

Gjithçka u mësua nga gazetari i mirënjohur i merkatos, Fabrizio Romano. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social “X”, zbuloi se “gjigantët” e Bundesliga ishin treguar më të shkathët se ekipet e tjera që ndiqnin “bomberin” e Stuttgart. Pasi gjetën akordin personal me 28-vjeçarin, ata paguan vlerën e klauzolës së tij.


Shtuar 27.06.2024 17:34