Dortmund i ofron Interit Akanji, zikaltërit presin njëherë për Bremer

Pasi të përfundojë shitja e Milan Skriniar, me ofertën e re që pritet nga momenti në moment prej PSG-së, Interi do të jetë në gjendje të transferojë një mbrojtës të ri.

Emri i parë është ai i Bremer, pasi sllovaku të përshëndetet, braziliani do të jetë prioritet. Me të mund të mbërrijë edhe Milenkovic nga Fiorentina, por sipas “Corriere dello Sport”, ka edhe një emër alternativë për serbin , është Manuerl Akanji.

Mbrojtësi qendror i Borussia Dortmund me një kontratë që skadon në vitin 2023, i cili së fundmi iu ofrua Interit. Zikaltërit , Marotta dhe Ausilio morën kohë duke pritur për të kuptuar lëvizjet e ardhshme të merkatos./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.07.2022 16:00