Kriza brenda FIFA-s ka marrë një tjetër përmasë pasi Carlos Cordeiro, këshilltari i lartë i presidentit Gianni Infantino, dha dorëheqje të pakthyeshme në shenjë kundërshtimi ndaj planeve për t’u shitur investitorëve privatë aksione në gara.
Gazetari Ben Jacobs, duke iu referuar mediumit talkSPORT, raportoi se përkrahja për Infantinon ka nisur të zbehet edhe mes bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.
None found
Cordeiro, i cili ka qenë president i Federatës së Futbollit të SHBA-së dhe më parë ka punuar si bankier, e kritikoi ashpër nismën e FIFA-s dhe u distancua publikisht prej saj.
“Si këshilltar i lartë i presidentit të FIFA-s, ish-bankier dhe tifoz i përjetshëm i futbollit, nuk mund të qëndroj pasiv ndërsa FIFA po shqyrton mundësinë e shitjes së aksioneve të saj në Kupën e Botës”, deklaroi Cordeiro.
Ai shtoi: “Dua të jem plotësisht i qartë: Nuk kam marrë pjesë në hartimin e këtij propozimi dhe e kundërshtoj në mënyrë kategorike. Për federatat anëtare të FIFA-s, për futbollin dhe për të ardhmen afatgjatë të kësaj loje, ky është një biznes i keq”.
Dalja e Cordeiros nga detyra ndodhi pasi UEFA, CONCACAF dhe AFC, tre konfederatat kryesore kontinentale, shprehën publikisht kundërshtimin e fortë ndaj planeve të Infantinos. Ky zhvillim e ka lënë presidentin e FIFA-s thuajse të izoluar në përpjekjen për të komercializuar kompeticionin më të madh të futbollit në botë.
Pas protestës që nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka këmbëngulur se fokusi i tij është tërësisht te skuadra e tij dhe jo te…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së…
Asisti i Qazim Laçit për Ali Sowe Është duke u zhvilluar momentalisht sfida mes Amedspor dhe Rizespor, e vlefshme për…
Veprimtari Saim Tahiraj ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me qëndrimet e saj për Gjykatën Speciale, duke e akuzuar…