FIFA ka ndërprerë marrëdhënien e punës me drejtorin e saj operativ, Kevin Lamour, pasi ai kundërshtoi planin e presidentit Gianni Infantino për t’u shitur investitorëve një pjesë e Kupës së Botës, raporton Sky News. Organizata botërore e futbollit nuk ka bërë të ditura kushtet e largimit të tij.
Largimi i Lamour u konfirmua nga FIFA si i përfunduar më 17 gusht 2026. Në njoftimin zyrtar, institucioni falënderoi 45-vjeçarin për dy vitet e shërbimit dhe i uroi suksese në të ardhmen.
None found
Sipas informacioneve të Sky News, punonjësit e FIFA-s u njoftuan për vendimin të hënën në mbrëmje. Ky zhvillim ndodhi në të njëjtën ditë kur Infantino humbi mbështetjen e Federatës Skoceze të Futbollit.
Mattias Grafstrom, sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, u dërgoi një letër nënkryetarëve dhe anëtarëve të këshillit të organizatës, të siguruar nga Sky News, ku bëhej e ditur se FIFA dhe Lamour kishin rënë dakord të ndaheshin pas një shqyrtimi të kujdesshëm.
Në letër, Grafstrom shprehu respektin e FIFA-s për Lamourin në aspektin personal dhe profesional, duke theksuar se ai iu bashkua organizatës në nëntor 2024 dhe drejtoi një periudhë me ndryshime të rëndësishme.
Sekretari i përgjithshëm përmendi si arritje përmirësimin e marrëdhënieve me palët e interesuara dhe realizimin e disa projekteve të rëndësishme me interes të përbashkët. Ai shtoi se Lamour kishte marrë pjesë në çdo mbledhje të Këshillit të FIFA-s që nga emërimi i tij në vitin 2024 dhe se shumë prej anëtarëve kishin bashkëpunuar me të në projekte të ndryshme.
Grafstrom tha se e kishte të rëndësishme t’ua përcillte personalisht këtë përditësim anëtarëve dhe falënderoi Lamourin për kontributin, punën dhe angazhimin e tij të përditshëm në emër të FIFA-s, duke i uruar të gjitha të mirat në të ardhmen.
Lamour, i cili ka qenë prej kohësh bashkëpunëtor i Infantinos, kishte deklaruar më parë se punonjësit e FIFA-s ishin “mashtruar” nga mungesa e transparencës lidhur me planin e shitjes së aksioneve në Kupën e Botës.
Infantino u përball me reagime të forta pas propozimit për të siguruar 20 miliardë dollarë përmes shitjes së aksioneve të Kupës së Botës te investitorët privatë. Pas kundërshtimit të ashpër nga zyrtarë të futbollit në mbarë botën, përfshirë UEFA-n, e cila paralajmëroi bojkot të të gjitha ndeshjeve dhe aktiviteteve të FIFA-s, propozimi u tërhoq.
Në korrik, Lamour shkroi se stafi ishte “mashtruar” për shkak të mënyrës jotransparente me të cilën Infantino kishte planifikuar shitjen gjatë muajve të fundit. Sipas tij, punonjësit “meritojnë më shumë sesa përbuzje dhe frikësim”.
Ky qëndrim u bë publik disa orë pasi Carlos Cordeiro, këshilltari i lartë i Infantinos, dha dorëheqjen dhe u kërkoi drejtuesve të FIFA-s të shprehnin hapur mendimet e tyre.
Lamour tha se ndihej i detyruar të mbronte kolegët e tij, edhe nëse kjo do t’i kushtonte vendin e punës. Zyrtari francez deklaroi se do ta kuptonte dhe respektonte një vendim të tillë, duke shtuar se të paktën do të flinte i qetë atë natë.
Javën e kaluar, UEFA, Konfederata Aziatike e Futbollit dhe CONCACAF kërkuan që sjellja e Infantinos të shqyrtohej pas pasojave të krijuara nga propozimi.
Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se shkarkimi i Infantinos do të ishte një “gabim i tmerrshëm” për FIFA-n. Infantino ka kërkuar falje për planin e shitjes dhe vazhdon të ketë mbështetjen e konfederatave afrikane dhe të Amerikës së Jugut.
Lamour ishte pjesë e rrethit të ngushtë të Infantinos që e mbështeti dhe bëri fushatë për të gjatë zgjedhjeve presidenciale të FIFA-s në vitin 2016, kur ai u shfaq si fitues surprizë.
Dy dekada më parë, Lamour hyri në botën e futbollit pasi kishte punuar në politikë si ndihmës i Michel Platinit, presidentit të atëhershëm të UEFA-s.
Gjatë dhjetë viteve të fundit në shumë pjesë të Evropës është rritur ndjeshëm rrezatimi ultravjollcë. Studiuesit paralajmërojnë për rritje të…
Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj opozitës, duke e akuzuar për standarde të dyfishta në raport me zhvillimet në veri…
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK-u) ka njoftuar se për shkak të një defekti teknik të evidentuar në Njësinë A3, është…
Juventusi po e monitoron nga afër Fikayo Tomorin, teksa po shqyrton mundësinë për ta transferuar mbrojtësin e Milanit para përfundimit…
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 29 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat gjashtë…
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrur për sot në ora 09:00 një takim me…