Categories: sport

Përplasje e fortë në FIFA, Kevin Lamour kërkon largimin e Gianni Infantinos

Kevin Lamour, drejtori operativ i FIFA-s, ka dalë publikisht kundër presidentit Gianni Infantino, duke kërkuar largimin e tij pas propozimeve të debatueshme për shitjen e pjesëve të pronësisë në Kupën e Botës.

Të lidhura

None found

Planet parashikojnë ngritjen e një kompanie komerciale që do të administronte turnetë dhe që më pas do t’u shitej investitorëve të jashtëm. Mënyra e dobët se si është menaxhuar ky propozim ka shkaktuar zemërim në botën e futbollit.

UEFA ka njoftuar se do ta bojkotojë Kupën e Botës për sa kohë që mundësia e shitjes së aksioneve në turne të vazhdojë të jetë në diskutim, duke e çuar situatën drejt humbjes së kontrollit.

Ky qëndrim do të kishte pasoja edhe për Italinë, një prej vendeve anëtare themeluese të UEFA-s.

Edhe Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC), si dhe Federata e Futbollit të Amerikës së Veriut dhe Qendrore (Concacaf), janë rreshtuar kundër këtyre planeve.

Kundërshtimet ndaj projektit kanë mbërritur tashmë brenda vetë FIFA-s. Carlos Cordeiro, këshilltari i lartë i Infantinos, ka dhënë dorëheqjen.

Lamour, i cili e mban postin e drejtorit operativ në FIFA që prej vitit 2024, ka kërkuar një kthesë të madhe politike, e cila mund të përfundojë me rrëzimin e Infantinos nga drejtimi i institucionit.

“Është projekti i një personi të vetëm. Jo vetëm që ky projekt nuk duhet të ecë përpara, por ka ardhur koha që liderët politikë të futbollit ta bëjnë veten pyetjet e duhura dhe të marrin vendimet e duhura”, deklaroi Lamour për Associated Press.

Ai e ka kritikuar ashpër Infantinon edhe për ritmin me të cilin u paraqit plani, duke thënë se punonjësit e FIFA-s janë ndier “të mashtruar”. Sipas tij, stafi i institucionit “meriton më shumë sesa përçmim dhe frikësim”.

Megjithatë, Lamour nuk synon të largohet me dorëheqje. Në vend të kësaj, ai e ka sfiduar presidentin e FIFA-s që ta shkarkojë.

“Nëse kjo do të thotë se do ta humbas vendin e punës, atëherë le të jetë kështu. Do ta kuptoj dhe do ta respektoj atë vendim. Të paktën do të fle i qetë sonte”, u shpreh ai.

të fundit

Protestuesit bllokojnë Rrugën e Durrësit dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, ndërsa vijojnë protestën me thirrje për dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje!”,…

4 minutes ago

Stërvitje me mortaja 120 mm e FSK-së në poligonin shqiptar të Bizës

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar qitje me municion luftarak me mortajën 120 mm, të sistemit Vuran, në…

7 minutes ago

Marshimi i protestuesve nis nëpër Tiranë, nuk reshtin thirrjet “Më 28, Rama e di vetë

Pas protestës që nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit…

12 minutes ago

Flick: Real Madridi nuk më shqetëson, duam të ruajmë pozicionin në krye

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka këmbëngulur se fokusi i tij është tërësisht te skuadra e tij dhe jo te…

14 minutes ago

Mickoski: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut renditet ndër më të suksesshmet në Evropë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…

16 minutes ago

Ali Ahmeti: Bashkëjetesa e qëndrueshme mes maqedonasve dhe shqiptarëve është kushti për mbijetesën e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së…

17 minutes ago