Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka theksuar se e vetmja rrugë që Maqedonia e Veriut të funksionojë dhe të qëndrojë në këmbë është përmes një bashkëjetese të qëndrueshme ndërmjet dy bashkësive më të mëdha të vendit, maqedonasve dhe shqiptarëve.
Gjatë deklaratës së tij, Ahmeti u shpreh se kur jemi të ndarë dhe të veçuar, humbasim fuqinë, duke shtuar se kjo dobëson shtetin dhe e bën atë të parëndësishëm në kontekstin rajonal.
None found
Ai kritikoi ata që sipas tij përpiqen të përfaqësojnë shqiptarët pa pasur legjitimitet në institucionet shtetërore, duke përdorur një krahasim me pushkën: nëse nuk di ta përdorësh, do të përfundosh në telashe dhe do të qash si grua. Ahmeti shtoi se këta e kishin parë se si shqiptarët po e ngrinin gradualisht lavdinë e tyre në një demonstrim për shtetformësinë, duke nënvizuar se ky shtet mund të jetojë dhe të mbijetojë vetëm me bashkëjetesë të qëndrueshme mes dy kombeve më të mëdha – maqedonasve dhe shqiptarëve. Ai përsëriti se të veçuar dhe të ndarë jemi të pafuqishëm, e dobësojmë shtetin dhe e bëjmë të parëndësishëm në rajon.
Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, ndërsa vijojnë protestën me thirrje për dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje!”,…
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar qitje me municion luftarak me mortajën 120 mm, të sistemit Vuran, në…
Pas protestës që nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka këmbëngulur se fokusi i tij është tërësisht te skuadra e tij dhe jo te…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…
Asisti i Qazim Laçit për Ali Sowe Është duke u zhvilluar momentalisht sfida mes Amedspor dhe Rizespor, e vlefshme për…