Rey Manaj shënoi të dy golat e Sivassporit në barazimin 2-2 ndaj Manisës, në ndeshjen e luajtur dje në shtëpi, e vlefshme për javën e 3-të të Ligës së Parë turke.
Sulmuesi shqiptar zhbllokoi takimin në minutën e 17-të dhe realizoi sërish në të 37-tën. Megjithatë, Manisa reagoi dhe arriti të marrë një pikë me vlerë nga kjo përballje.
Të lidhura
None found
Pas përfundimit të ndeshjes, Manaj reagoi përmes rrjeteve sociale. Sulmuesi 30-vjeçar nga Lushnja u kërkoi ndjesë tifozëve të Sivassporit, pasi skuadra nuk ia doli të siguronte 3 pikët.
“Më vjen keq për rezultatin, ne kemi një tjetër ndeshje ditën e shtunë. Faleminderit të gjithëve ju që erdhët në stadium”, shkruan lushnjari në profilin e tij në “Instagram”.
