Dopietë e Minamino, Japonia shkëlqen në Doha, pikët e para në Kupën e Azisë

Japonia mori 3 pikët e para në grupin D, në Kupën e Azisë, pasi mundi 4-2 Vietnamin. Një nga më të mirët në ndeshjen e luajtur në Al Thumama Stadium (Doha) ishte Takumi Minamino, i cili realizoi dopietë në të mirë të skuadrës së Hajime Moriyasu. Japonezët shënuan edhe 2 herë të tjera, me Nakamura dhe Ueda.

Vietnamezët “tundën rrjetën” me Nguyen dhe Pham Tuan Hai. Ndeshja tjetër e grupit është ajo mes Indonezisë dhe Irakut.

Në përballjet e xhiros së dytë të grupeve, Japonia sfidon Irakun, sakaq Vietnam mat forcat me Indonezinë. Finalja e Kupës së Azisë është e planifikuar të mbahet me 10 shkurt. /balkanweb/


Shtuar 14.01.2024 18:05