Do të transmetohen falas për shikuesit, dy ndeshjet e ekipeve të Superiores që luajnë në “Conference League”

Dy ndeshje do të vijnë në transmetim falas për publikun shqiptar në “RTSH”. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Partizanit dhe Bazelit, por edhe Vllaznia-AEL Limasol.

Ekipi kryeqytetas do të kërkojë që të fitojë ndaj gjigandëve zviceran, ndërsa misioni i kualifikimit është i pamundur duke marrë parasysh rezultatin 0-3 në favor të Bazelit.

Nga ana tjetër është Vllaznia që do të luajë ndaj AEL Limasol.

Shkodranët kanë shumë shpresa për të kaluar më tej dhe do të kërkojnë me të gjitha mënyrat që të kalojnë qipriotët duke përdorur lojtarin e 12, tifozët. Këto ndeshje do të transmetohet në “RTSH Sport” dhe “RTSH 1 Hd”.


Shtuar 29.07.2021 16:23