“Do të shkatërrojmë”, e zbulon ESPN: Vinicius Jr u kërcënua nga stafi i televizionit “El Chiringuito”

 

Emri i Vinicius Jr është ndër më të përfolurit gjatë ditëve të fundit, jo për performancat e tij në fushë.

Braziliani është duke kaluar një formë fantastike sportive me Real Madridit, por pak ditë më parë ai u bë viktimë racizmit.

Anësori ishte në qendër të sulmeve mediatike për mënyrën se si po feston golat e tij.

Një artirkull i ESPN zbulon një moment aspak të mirë mes lojtarit dhe stafit të televizionit “El Chiringuito”, nga ku doli fraza e racizmit “ai kërcen si majmun”.

Sipas këtij burimi, televizioni i sipërpërmendur ka kërcënuar lojtarin se do ta shkatërronte nësi do të publikonte videon ku ankohej për racizëm./albeu.com


Shtuar 21.09.2022 08:18