Do të sfidojnë Shqipërinë, Dimarco paralajmëron rivalët: Në Europian mbrojmë kurorën, me Spallettin jemi “on-top”

Çdo ditë e më shumë po shtohen emocionet e Euro 2024. Të hënën Sylvinho do të zbardh listëne të grumbulluarve për në Gjermani, ku kombëtarja shqiptare ndodhet në grupin B bashkë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Pikërisht me këto të fundit do të debutojë më 15 qershor. Federico Dimarco ka folur për mediat italiane.

Mbrotjësi i Interit “paralajmëron” Shqipërinë dhe dy kundërshtarët e tjerë se kombëtarja e tyre është përmirësuar shumë me Spalettin dhe se gjithçka do të shkojë siç duhet në Euro 2024.

“Shkojmë në Europian për të mbrojtur kurorën. E dimë presionin e madh që kemi, por jemi Italia dhe kemi shkruar faqe të rëndësishme të historisë së këtij sporti, ndaj kemi detyrim të luajmë për fitore.

Me Spallettin luajmë një futboll dominues dhe argëtues, ndaj jam i bindur që do të bëjmë shumë mirë.

Na ka dhënë shumë këshilla dhe ka ide të qarta, por sigurisht që gjithçka do ta shihni në fushë. Jemi shumë të kënaqur dhe jam i bindur që do të bëjmë shumë mirë”, u shpreh Dimarco.


Shtuar 25.05.2024 20:05

Tags: