Do të sfidojnë Granadën e Myrto Uzunit, Xavi ka 3 “armë” më shumë kundër sumuesit shqiptar

Xavi Hernandez mund të gëzojë para sfidës me Granadan në kampionat, takim që do të luhet ditën e dielë në orën 21:00 në “Estadi Olímpic Lluís Companys”. Katalanasit për këtë takim do të kenë 3 rikthime të rëndësishme dhe kjo shton alternativat e zgjedhes për timonierin spanjoll.

Marc-Andre ter Stegen është gati të rikthehet në fushë. Gardiani i portës ka kaluar dëmtimin dhe tashmë do të mund të japë kontirbutin e tij në sfidat e mbetura të sezonit.

Dy rikthimet e tjera janë edhe Sergi Roberto dhe Raphinha, të cvilët gjithashtu kanë hedhur prapa krahëve dëmtimet. 3 rikthime të rëndësishme për Xavin që tashmë mund të mbështetet edhe të shërbimet e tyre.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Alejandro Balde, i cili ka nisur rikuperimin pas operacionit. Por rikthimi i tij në fushë e lojës me shumë gjasa mund të jetë vetëm në sezonin e ri 2024-2025.


Shtuar 7.02.2024 20:35