Monaco do të jetë në Champions League në sezonin tjetër. Kjo skuadër kërkon sulmuesin e Shqipërisë, Armando Brojën.
Ky është raportimi që vjen nga L’Equipe. Pas largimit të Ben Yedder, Monaco është hedhur në sulm për të marrë Brojën.
Me siguri sulmuesi shqiptar do të marrë vendimin përfundimtar mbi karrierën dhe lëvizjen e tij pas Europianit.