“Do luftojmë për çdo titull”, Aguero shpalos objektivat me Barcelonën

Sergio Aguero, në një intervistë për RSC1 foli për objektivat e Barcelonës.

“Barcelona është Barcelona, kështu që ne duhet të luftojmë për çdo titull. Ne nuk jemi favoritët e Ligës së Kampionëve, por kundërshtarët tanë do të na respektojnë.”

“Sa herë që luaja kundër Barcelonës, edhe në gjendjen e saj më të keqe, ne thamë: “Kjo është Barcelona. Ndoshta ata nuk presin shumë prej nesh në Ligën e Kampionëve, por kini kujdes …”, tha argjentinasi në RAC1.

Aguero iu bashkua Barcelonës këtë verë duke firmosur një kontratë dy vjeçare, por ende nuk ka debutuar si pasoje e një dëmtimi. /albeu.com/


Shtuar 10.09.2021 14:42