“Do jetë çmenduri”, Sancho zbulon emrat e dy lojtarëve me të cilët mezi pret të luajë

Sulmuesi Jadon Sancho iu bashkua Manchester Unitedit këtë verë duke u larguar nga Borussia Dortmund.

Pasi shkëlqeu te gjiganti gjerman duke shënuar 50 gola në 137 ndeshje, pastaj kaloi në “Old Trafford”.

Duke folur për UMM, Sancho tha se është shumë i kënaqur që i është bashkuar skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer.

“Nuk jam ndalur duke qeshur. Jam i lumtur që jam këtu dhe pjesë e Djajve të Kuq. Që nga debutimi, ka qenë shumë mirë dhe lehtë për mua”.

Pas nënshkrimit me Cristiano Ronaldon, është ëndërr e bërë realitet për Sanchon.

Sidoqoftë, futbollisti thotë se mezi pres të luajë pranë Marcus Rashford dhe Mason Greenwood.

“Do jetë një lidhje e çmendur kur Marcus të rikthehet. Kam parë Mason në stërvitje, është i çmendur”.

“Vazhdojmë ta njohim njëri-tjetrin, lëvizjet dhe gjërat e tjera, por do jetë çmenduri me ne të tre në fushë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Rashford pritet të rikthehet në tetor.


Shtuar 6.09.2021 22:35