Futbollisti i Barcelonës dhe lojtari i kombëtares polake Robert Lewandowski tha se do të festojë ditëlindjen e tij të 34-të në ndeshjen e javës së dytë të La Ligës me skuadrën e Sociedadit.
“Sot nuk është vetëm një ndeshje, por edhe ditëlindja ime. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja të mira. Nuk do të mund ta kaloj këtë ditë me familjen time, por do të bëj atë që dua”, do të luaj futboll”, ka shkruar Lewandowski në profilin e tij në Instagram.
Sonte në orën 22 në stadiumin “Anoeta” luhet dueli mes Sociedadit dhe Barcelonës.
“Unë jam mirënjohës për gjithçka. Asnjëherë mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja, punoni shumë dhe mos u dorëzoni kurrë. Ëndrrat bëhen realitet”, tha sulmuesi polak. /albeu.com/