Dizajn unik, Interi prezanton fanellat e treta (VIDEO)

Ekipi italian i Interit njihet për fanellat me dizajn interesant që ka thuajse çdo vit.

“Zikaltërit” çdo sezon arrinë të përmbushin pritshmëritë e tifozëve duke mos i zhgënjyer asnjëhere.

Gjiganti italian pak më parë ka prezantuar fanellat e treta që futbollistët do t’i mbajnë gjatë edicionit 2021/22.

Ato duken me një dizajn unik me shumë ngjyra të punuara nga brendi i njohur NIKE.

Në ndërkohë Interi ka dy fitore dhe një barazim në Serie A pas tre ndeshjeve të para, ndërsa nesër zhvillon duelin e parë në Ligën e Kampionëve përballë Real Madridit. /albeu.com/


Shtuar 14.09.2021 13:43