Dita e sotme premton spektakël, në fushë zbresin Partizani-Erzeni dhe Laçi-Bylisi

Dita e sotme ka rezervuar dy sfida të rëndësishme, teksa në fushën e lojës do të zbresin 4 skuadra.

Gjithçka nis në orën 13:00, ku në Laç do të udhëtojë Bylisi për t’u përballur me skuadrën vendase.

Kurbinasit do të kërkojnë të kthehen te fitorja, pasi në dy javët e fundit kanë humbur.

Edhe ballshiotët në dy javët e fundit janë mposhtur dhe ndaj bardhezinjve do të tentojnë të marrin pikë.

Sfida tjetër është ajo mes kryesuesve të Partizanit dhe Erzenit, takim që do të luhet në “Elbasan Arena” duke nisur që nga ora 17:45.

Demat do të kërkojnë të vazhdojnë me fitoren, teksa do të ishte e katërta radhas./albeu.com/


Shtuar 11.09.2022 09:50