Gigi Buffon bëri surprizën e madhe këtë merkato dhe vendosi që pas 20 viteve të rikthehej te Parma, klub me të cilin u promovua në futbollin e madh.
Mbrëmjen e sotme, në stadiumin Tardini do të bëhet edhe prezantimi para tifozëve i legjendës së portës. Për arsye të COVID, prezent në stadium do të jenë vetëm 1000 persona, megjithatë të gjitha ulëset e parashikuara do të jenë të zëna duke qenë se vendet janë ezauruar të tëra.
Kështu, do të jetë një pritje e ngrohtë për Buffon, i cili ka lënë kujtime të bukura nga periudha e tij gjashtëvjeçare me emilianët.
Esauriti i 1.000 posti disponibili (quantità imposta dalle limitazioni legate ai protocolli Covid) per la presentazione di @gianluigibuffon al Tardini ?️
L’evento sarà trasmesso dalle ore 21, in streaming, attraverso i canali social del Parma ???#SupermanReturns #ForzaParma pic.twitter.com/wPwb6N15oO— Parma Calcio 1913 (@1913parmacalcio) June 22, 2021