Disfata e Realit nga Sheriff, Ancelotti: Jam i trishtuar

Real Madridi pësoi një humbje befasuese përballë Sheriff Tiraspol në “Santiago Bernabeu” në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së grupeve në Champions League.

Debutuesit moldav befasisht ndodhen në krye të klasifikimit të grupit D me pikë të plota, tre më shumë se “galaktikët”.

Pas ndeshjes për mediat ka folur edhe Carlo Ancelotti i cili është shprehur se ndjehet thjeshtë i trishtuar.

”Nuk jemi të shqetësuar, jemi të trishtuar për këtë humbje. Nuk gabova me zëvendësimet. Ndërrova dy mesfushorët (Hazard dhe Casemiro) për të pasur këmbë të freskëta”, tha ndër të tjera Carlo. /albeu.com


Shtuar 29.09.2021 09:16