Dinamo zyrtarizon Adamu Alhassan, mesfushori nigerian firmos për dy vite

Adamu Alhassan është përforcimi më i fundit i Dinamos. Klubi kryeqytetas e prezantoi mesfushorin përmes një njoftimi të publikuar pak minuta më parë në rrjetet sociale.

Futbollisti 25-vjeçar nga Nigeria ka lidhur një marrëveshje 2-vjeçare me “Blutë” dhe do të punojë nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja.

Të lidhura

None found

Alhassan pritet t’i shtojë përvojë skuadrës dinamovite. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Turqi për Altay SK, Menemespor dhe Keciorengucu, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, klub nga i cili u largua si futbollist i lirë.

NJOFTIMI:

“ZYRTARE | Adamu Alhassan bëhet pjesë e bluve

FC Dinamo i uron mirëseardhjen futbollistit më të ri të skuadrës, Adamu Alhassan. Mesfushori 25-vjeçar vjen në ekipin tonë pasi ka grumbulluar përvojë në Turqi dhe, së fundmi, te Shkëndija e Tetovës. Ai ka nënshkruar me klubin një kontratë dyvjeçare dhe është vendosur nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja.

Lojtari nigerian aktivizohet si mesfushor me karakteristika mbrojtëse. Klubi beson se Alhassan do të përbëjë një vlerë të shtuar për skuadrën në vazhdim.

Ashtu si gjithmonë, presidenti Adrian Bardhi po angazhohet maksimalisht për plotësimin e ekipit.

Mirë se vjen në familjen e Dinamos, Adamu Alhassan!”


Shtuar 27.07.2026 11:15

holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort