Dinamo prezanton ish-sulmuesin e Romës

Mory Bamba është futbollisti më i ri i Dinamos. Prej ditës hklubi dhe lojtari kishin arritur akordin, ndërsa sot vjen edhe njoftimi zyrtar i klubit që prezanton publikisht lojtarin me një postim në rrjete sociale.

Një sulmues krahu për trajnerin Mehmeti që ka kërkuar një lojtar goli në ekipin e tij. 21-vjeçari është prodim i akademisë së Romës, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Livornos.

“FC Dinamo City njofton se sulmuesi Mory Bamba është zyrtarisht pjesë e skuadrës tonë. Lojtari 21-vjeçar me origjinë nga Bregu i Fildishtë e ka zhvilluar karrierën e tij në Itali, ku fillimisht ka qenë pjesë e akademisë së Romës e më pas pjesë e skuadrës së Livornos. Bamba luan si sulmues i djathtë dhe do të jetë një përforcim me vlera për ekipin tonë”, shkruan Dinamo. /newsport.al/


Shtuar 8.01.2024 10:31