Dinamo avancon në Europë, Bardhi vlerëson lidhjen e skuadrës me Dajën dhe flet për të ardhmen e Komës

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, nuk e fshehu kënaqësinë pas fitores 3-0 ndaj Aluminij, rezultat që i siguroi skuadrës kualifikimin në turin e dytë të Conference League. Në prononcimin për mediat, drejtuesi i klubit foli për ecurinë e ekipit, merkaton dhe situatën e lojtarëve.

Të lidhura

None found

“Deri në këtë moment jemi të kënaqur dhe kemi besim 100% te kjo skuadër. Djemtë janë paraqitur shumë mirë, ndërsa grupi mund të konsiderohet thuajse i plotë. Deri në mbylljen e merkatos presim që në ditët e ardhshme të realizojmë edhe ndonjë afrim”, deklaroi Bardhi.

Sipas presidentit, më shumë sesa kalimi i turit të dytë, rëndësi ka puna që po zhvillohet dhe harmonia e krijuar mes klubit, lojtarëve dhe trajnerit Ilir Daja.

“Sigurisht që jemi të lumtur për kualifikimin në turin e dytë, por ajo që po ndërtojmë është edhe më e rëndësishme. Rezultatet po vijnë falë kimisë që ekziston mes klubit dhe trajnerit Ilir Daja. Kjo është meritë e trajnerit, klubit, investimeve dhe gjithçkaje që po bëjmë. Është një sinfoni e bukur, të cilën Zoti na e ruajt. Shpresojmë që, edhe me pak fat, t’ia dalim”, u shpreh ai.

Bardhi komentoi gjithashtu mundësinë e largimeve nga Dinamo, duke përmendur konkretisht Komën si një prej futbollistëve për të cilët ka interes nga disa skuadra.

“Sa u përket largimeve, Koma është një nga lojtarët që kërkohet shumë nga ekipe të ndryshme. Do të vlerësojmë zgjidhjen më të mirë për skuadrën dhe klubin”, përfundoi presidenti i Dinamos.


Shtuar 31.07.2026 00:51

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort