Real Madrid po përballet me një dilemë me Ferland Mendyn. Performanca e tij ka qenë objekt analizash dhe tani, klubi duhet të vendosë nëse do t’i ofrojë rinovimin e kontratës apo do ta vendosë në tregun e transferimeve.
Vendimi bëhet më i ndërlikuar duke pasur parasysh interesimin e Madridit për të forcuar krahun e majtë, gjë që ka çuar në një situatë pasigurie në lidhje me të ardhmen e francezit në skuadër.
Thashethemet për ardhjen e mundshme të Alphonso Davies në Real Madrid këtë verë shtojnë presionin në situatën e Mendyt. Kanadezi, i shquar për shpejtësinë dhe aftësinë e tij, mund të jetë një nënshkrim gjigant për bardhezinjtë, gjë që vë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e francezit.
Inkorporimi i Davies do të nënkuptonte një përforcim të rëndësishëm për mbrojtjen e Madridit, veçanërisht në krahun e majtë.
Madridi po mendon të rikuperojë investimin e bërë në Mendy, i cili në atë kohë arrinte në 55 milionë euro. Përballë mundësisë së nënshkrimit të Davies, shitja e Mendy mund të jetë strategjia financiare që do t’i mundësonte klubit të përballet me transferimin e lojtarit të Bayern Munichut.
Vendimi përfundimtar për Mendyn do të varet nga vlerësimi i klubit për kontributin e tij në ekip dhe mundësia e tregut që Davies përfaqëson për Real Madridin. /Telegrafi/