Sipas gazetarit argjentinas Gaston Edul, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka miratuar shitjen e sulmuesit Julian Alvarez gjatë kësaj vere.
Të lidhura
None found
Tekniku argjentinas nuk e konsideron më 26-vjeçarin si pjesë qendrore të planeve të tij, për shkak të shpërqendrimeve që lidhen me futbollistin.
Julian Alvarez vazhdon të synojë transferimin te Barcelona këtë verë, edhe pse Atletico Madrid preferon ta shesë te Arsenali, në mënyrë që të mos përforcojë një rival të drejtpërdrejtë.
Klubi madrilen së fundmi reagoi ndaj deklaratës së presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, duke përsëritur se skuadra katalanase nuk ka asnjë mundësi për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas.
Pavarësisht kësaj, fituesi i Kupës së Botës 2022 dëshiron të transferohet në Camp Nou, i shtyrë nga arsye familjare dhe personale.
