Diego Costa, i ofrohet Barçës

Diego Costa është emri i fundit që ka dalë në plan të parë si një përforcim i mundshëm Barcelonës gjatë këtij muaji janar.

Sulmuesi spanjolo-brazilian është pa skuadër dhe orët e fundit i është ofruar klubit të Barçës.

Te Barça tashmë është përjashtuar opsioni i Moratas dhe po punohej për operacionin e Aubameyang.

Emri i Diego Costa është një nga të shumtët që drejtuesit e sportit kanë në tryezë për të sjellë nëntë golashënues për Xavi, por mbyllja e merkatos është afër.

Të gjitha operacionet që Barça po punon janë në kurriz të situatës së Dembele.

Anësori francez duket se e pret me padurim largimin gjatë këtij merkato dimërore dhe do të kishte interesin e skuadrave si PSG, Manchester United dhe Chelsea.

Nëse francezi largohet, Barça do të jetë në gjendje të inkorporojë një nëntë dhe, nëse operacionet që Barça ka avancuar nuk realizohen, emri i Diego Costa do të vlerësohej. /albeu.com/


Shtuar 30.01.2022 10:40