Një natë shumë emocionuese ka ndodhur mbrëmë për të gjithë tifozët e Milanit në “San Siro”, teksa disa heronj të klubit i kanë dhënë lamtumirën kuqezinjve.
Mbrëmë, Milani u nda me trajnerin Stefano Pioli, sulmuesin e parë prej kohësh Olivier Giroud, mbrojtësin Simon Kjaer dhe portierin veteran Antonio Mirante.
Por më e çuditshmja nga të gjitha është lamtumira me fanellën e Milanit e mbrojtësit dikur të respektuar Mattia Caldara. Futbollisti 30-vjeçar i ka dhënë lamtumirë fanellës së Milanit mbrëmë, në të njëjtën ditë që debutoi me klubin në Serie A.
Asgjë këtu nuk do të ishte e çuditshme nëse Caldara nuk do të ishte sjellë gjashtë vjet më parë për rreth 40 milionë euro.
😅🇮🇹 Mattia Caldara (30) made his Serie A debut for Milan yesterday…
He signed for them in 2018. 👀 pic.twitter.com/A2vmZCYcSw
— EuroFoot (@eurofootcom) May 26, 2024
Megjithatë, ai priti xhiron e fundit të sezonit në vitin e gjashtë të kontratës me klubin për të luajtur minutat e para me fanellën e Milanit në kampionatin italian.
Caldara kishte probleme me lëndimet, ishte i huazuar dhe nuk debutoi me Milanin deri mbrëmë. Pritej shumë prej tij, por karriera e tij pothuajse dështoi plotësisht. Megjithatë, fansat e kanë pritur me duartrokitje.
Milani e solli Caldarën nga Juventusi në vitin 2018 për 38 milionë euro pa bonuse. Ndërkohë ai ka qëndruar në formë huazimi në Atalanta, Venezia dhe Spezia dhe meqë tashmë i ka skaduar kontrata, ajo nuk do të vazhdohet dhe ai i dha lamtumirë klubit si lojtar i lirë.
Meqë ra fjala, Milani dhe Salernitana barazuan 3-3 në xhiron e fundit të Serisë A. Kuqezinjtë përfunduan në vendin e dytë në tabelë, ndërsa Salernitana do të shkojë në Serie B. /Telegrafi/