Di Maria nuk lodhet, vazhdon të ftojë Messin te PSG-ja: Do të ishte mrekulli

Sulmuesi i PSG-së, Angel Di Maria vazhdon të ftojë bashkombasin e tij, Leo Messin ti bashkohet parisienëve.

Para se të zgjidhej president Joan Laporta, argjentinasi thuhej se kishte vendosur të transferohet te klubi francez.

Mirëpo, tani mesa duket gjërat kanë ndryshuar me Messin që preferon të vazhdojë të mbetet në klub dhe të mos largohet.

Sidoqoftë, PSG-ja vazhdon të jetë e interesuar, derisa Di Maria e ka ftuar sërish yllin argjentinas te “Parisienët”.

“Gjatë karrierës sime, nga gjithçka që kam parë mendoj se Leo është nga tjetër planet”.

“Ta kem atë si bashkëlojtar do ishte e mrekullueshme”, tha ai.

Pas lajmeve se Messi ka vendosur të qëndrojë në “Camp Nou” ka pasur ndikim edhe te Neymar, i cili ka ndalur bisedimet me PSG-në për rinovim dhe ëndërron rikthimin te blaugranasit.

Shtuar 5.04.2021 08:04