Anësori argjentinas Angel di Maria së shpejti do të japë përgjigjen e tij për ofertën e kontratës me Juventus.
Negociatat mes 34-vjeçarit anësor dhe gjigantëve torinezë kanë vazhduar që nga muaji i kaluar. Pasi u largua nga PSG si lojtar i lirë, Di Maria mori oferta nga Juventus dhe Barcelona.
Sipas Sky Sport, fati i transferimit të Argjentinasit te Juventusi do të vendoset në orët në vijim. Futbollisti i ka thënë tashmë drejtuesve të Juves se përgjigja e tij do të jetë gati të hënën. /albeu.com/