Dha një deklaratë ndryshe më parë, tani Haaland e cilëson Messin si më të mirin e historisë së futbollit

Erling Haaland e ka cilësuar Lionel Messin si futbollistin më të mirë që ka luajtur ndonjëherë lojën më të bukur.

Sulmuesi norvegjez nuk arriti ta fitonte Topin e Artë, pasi para tij ishte gjeniu argjentinas.

Ylli i Manchester Cityt tani e ka cilësuar argjentinasin si më të mirin që ka luajtur ndonjëherë futboll dhe se është e vështirë që të fitosh përderisa ai është ende aktiv.

“Messi është lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë futboll. Ndoshta duhet të tërhiqet në mënyrë që dikush tjetër të mund të konsiderohet si më i miri”, ka thënë Haaland.

Megjithatë disa vite më parë sa ishte pjesë e Borussia Dortmund, ylli norvegjez kishte dhënë një deklaratë krejtësisht tjetër, duke e konsideruar Ronaldon si më të mirin e historisë.

“Cristiano Ronaldo është modeli im, është më i miri në histori. Ai është dikush që thotë: ‘Sot do të fitoj dhe do të shënoj’”, deklaronte Haaland vite më parë.

Gjithsesi sulmuesi i Manchester Cityt tani është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë për vitin 2024.

Në 32 ndeshje deri më tani në të gjithagarat, norvegjezi ka shënuar 29 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/


Shtuar 9.03.2024 18:01