Skënderbeu ka dalë me një reagim publik për të sqaruar informacionet e fundit që kanë qarkulluar rreth gjendjes së merkatos së klubit.
Në një postim në rrjetet sociale, klubi korçar hodhi poshtë pretendimet se shifrat e publikuara së fundmi paraqesin realitetin. Sipas tij, çështja ka të bëjë me procedurat e pagesave për kompensimin e stërvitjes dhe kontributet e solidaritetit në kuadër të FIFA Clearing House, mekanizëm që u garanton pagesat ligjore nga transferimet e lojtarëve klubeve që kanë ndihmuar në formimin e tyre.
Të lidhura
None found
Mospërmbushja e këtyre pagesave ka shkaktuar bllokimin e merkatos për një periudhë të pacaktuar. Gjithashtu, është vendosur një gjobë prej 5 mijë dollarësh, si edhe kamatëvonesë në masën 2.5 % për secilën shumë.
Klubi bën të ditur se procedura ndodhet aktualisht në fazën e verifikimit nga FIFA dhe se dokumentacioni së bashku me marrëveshjet përkatëse janë dorëzuar. Përmes këtij qëndrimi, Skënderbeu synon të shmangë keqinterpretimet mbi situatën e merkatos, ndërsa pret përmbylljen e procedurave zyrtare pranë FIFA-s.
