Tashmë është e kryer. Manuel Locatelli është lojtar i Juventusit. Drejtuesit e klubit bardhezi dhe ata të Sassuolos kanë gjetur marrëveshjen midis tyre dhe 23 vjeçari do të zbaroj në Torino ditët e ardhshme.
Pas marrëveshjes së arritur për shumën e 35 milionë euro, ditën e sotme u arrit marrëveshja edhe mbi formulën: huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.
Locatelli, i cili e kishte bërë të ditur prej kohësh dëshirën e tij që të transferohet te gjiganti italian, do të firmosur një kontratë 5 vjeçare me bardhezinjtë.