Detajet e fundit për të mbyllur largimin e Rey Manajt te ekipi i njohur anglez

Pavarësisht se i përfundonte kontrata në vitin 2023, shqiptari do t’i drejtohej kampionatit anglez, raporton gazeta katalanase SPORT.

Një nga emrat që nuk do të vazhdojë të mbajë 100% fanellën e Barçës sezonin e ardhshëm është Rey Manaj. Sulmuesi që luajti për Barça B dy sezone më parë pati një parasezon shumë të mirë me ekipin e parë verën e kaluar. Vazhdimësia e tij u studiua nën urdhrat e Ronald Koeman, por më në fund u shfaq opsioni i Spezias ku qëndroi si i huazuar.

Shqiptari për momentin ndodhet në Angli. Klubi që ka shfaqur interesimin më të madh për Rey Manaj është Watford, i cili luan në kampionatin anglez. Tre ditë më parë u arrit një marrëveshje me lojtarin, i cili e sheh shumë favorizuese lojën në Angli dhe kontaktet janë të përhershme me Barçën. /albeu.com/


Shtuar 5.07.2022 17:47