Dështimi ndaj Malishevës tashmë pjesë e historisë, Martini fokusohet te e ardhmja dhe kërkon përforcime nga klubi

Skuadra e Vllaznisë pësoi një goditje të fortë në rrugëtimin e saj europian, duke u eliminuar nga kualifikueset e Conference League pas një disfate të thellë 0-5 ndaj Malishevës në takimin e kthimit. Rezultati ishte tronditës për shkodranët, veçanërisht pasi ata kishin arritur të fitonin sfidën e parë me rezultatin 2-1.

Të lidhura

None found

Me këtë objektiv që tashmë është mbyllur, fokusi i skuadrës kuqeblu do të zhvendoset tërësisht drejt fazës përgatitore që ka mbetur, në pritje të fillimit të kampionatit “Abissnet Superiore”, i cili starton në muajin gusht.

Për trajnerin Edi Martini dhe të besuarit e tij, puna serioze fillon pikërisht tani, me qëllimin kryesor që të mos përsëritet ecuria negative e rezultateve në kampionat, ngjashëm me atë çfarë ndodhi në sezonin e kaluar.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit po vazhdojnë të zbatojnë strategjinë për të furnizuar Martini me elementët që i duhen, në mënyrë që ekipi të jetë më i plotë dhe më konkurrent. Vakumi i lënë nga lojtarët që janë larguar duhet të plotësohet dhe kërkesat specifike të trajnerit tashmë i janë bërë me dije klubit.



matbetmatbetJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet giriş