Polemikat për arbitrimin, mbi të gjitha VAR pas asaj që ndodhi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës nuk janë shuar.
Mundo Deportivo gjithashtu del në fushë, duke treguar imazhet e Dumfries dhe duke komentuar:
“VAR nuk e njohu dorën e Dumfries në zonë kur Ansu Fati ishte gati të shënonte me kokë në minutën e 90+2”.
Gazeta spanjolle komentoi edhe vendimin për të mos caktuar penalltinë:
Gabimi më i rëndë në historinë e VAR në Champions League. Pamjet tregojnë se nuk ka asgjë që të justifikojë vendimin e marrë nga dhoma e VAR ku ishin gjyqtarët, Pol van Boekel dhe Dennis Hingler”./albeu.com