Deschamps po largohet? Kjo është e vërteta

Didier Deschamps do të vazhdojë të jetë në krye të Kombëtares franceze.

Selektori francez, Didier Deschamps do të vazhdojë të jetë në krye të Kombëtares së Francës pavarësisht eliminimit nga “Euro 2020”.

Sipas “RMC Sport”, eliminimi nga Zvicra apo edhe disponueshmëria e Zidane nuk do ta rrezikojnë qëndrimin e Deschamps tek Franca.

Sipas artikullit, Deschamps nuk dëshiron të largohet nga Franca dhe dëshiron të vazhdojë punën e tij dhe kjo është në përputhshmëri me presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet i cili nuk ka asnjë qëllim që ta largoje 52 vjeçarin.


Shtuar 30.06.2021 22:47