Dermaku prezantohet te Leçe: Doja të kthehesha përfundimisht dhe të ndihesha pjesë e këtij projekti

Qendërmbrojtësi shqiptar, Kastriot Dermaku, u largua përfundimisht nga Parma në këtë merkato për të vijuar karrierën e tij futbollistike në radhët e Leçes në Serie-B.

Për Dermakun ishte një rikthim në radhët e verdhekuqve, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Leçes në formë huazimi nga emilianët.

“Unë jam në fund të rikuperimit nga dëmtimi, pas disa javësh do të jem në të njëjtin nivel me shokët e mi të skuadrës. Kampionati i Serisë B është i vështirë këtë vit pasi shumë skuadra janë forcuar.

Parma, Monza, Krotone dhe Benevento do të synojnë të ngjiten në Serinë A, ne do të bëjmë çmos që të arrijmë sa më lart. Të kthehesha te Leçe ishte një zgjedhje e përbashkët, jam i lumtur që kthehem. Dua të tregoj vlerat time. Unë nuk jam një lojtar i dëmtuar, nuk kam pasur kurrë ndonjë problem te Kosenza apo te Parma.

Një transferim i përhershëm? E kërkova unë, është e rëndësishme të ndiheni pjesë e projektit të një klubi. Doja të kthehesha përfundimisht dhe të ndihesha pjesë e këtij projekti dhe këtij mjedisi.

Sezoni i Leçes? Skuadra i ka të gjitha kushtet për të bërë mirë, e kemi nisur keq kampionatin, por duhet të mësojmë nga gabimet”.


Shtuar 5.09.2021 11:51