Klubet e Futbollit të La Ligas dhe ekipet e Basketbollit në ACB mund të marrin “frymë” lirisht pasi sezoni i ri do të nisë me tifozë në stadium dhe nuk do të jenë pak në numër.
Lajmin e madh për sportin iberik e dha ministrja e Shëndetësisë, Carolina Darias në një konferencë ku bëri të ditur se fillimisht tifozët do të lejohen vetëm në këto kategori elitare.
Të lidhura
None found
“Ne do t’i rikthehemi normalitet për sa i përket pranisë së publikut në stadiumet tona, për fillimin e La Ligës dhe ACB (liga e basketbollit)”, u shpreh zyrtarja e qeverisë spanjolle.
Edhe pse nuk e saktësoi menjëherë se si do të bëhet rikthimi i tifozëve në stadiume, sipas shtypit iberik bëhet fjalë për prani deri ne 75% të kapacitetit të impianteve në këto dy liga dhe ky është një lajm shumë pozitiv që do t’u jape oksigjen skuadrave elitare të futbollit dhe basketbollit spanjoll.
Për klubet e mëdha si Real Madrid, Barcelona, Atl. Madrid e Bilbao që kanë impiante të mëdha, rikthimi i tifozëve do të jetë jo vetëm një armë më shumë në mbështetje të skuadrës por do të shtojë edhe të ardhurat nga biletat e sponsorët që prej një viti kanë goditur rëndë klubet pothuajse në çdo kampionat të Europës.
