Derbi Tirana – Partizani, Sylvinho dhe Zabaleta në tribunë

Po luhet derbi Tirana-Partizani, sfidë e vlefshme për javën e 33-të të Superiores.

Kjo përballje bën bashkë gjithmonë personalitete të njohura si dhe shumë tifozë. Sot në “Air Albania” ndodhet edhe trajneri i Kombëtares kuqezi, Sylvinho.

Ai është shoqëruar nga ndihmësi i tij Zabaleta dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në krah të këtij të fundit është edhe Refik Halili, presidenti i Tiranës.


Shtuar 28.04.2024 20:08