Tirana e Partizani janë gati për derbin e kryeqytetit, që nis prej orës 19:45. Trajneri Orges Shehi nuk ka bërë asnjë ndryshim në formacion, sikurse edhe pritej.
Te Partizani është rikuperuar mbrojtësi Hadroj, i cili pati një dëmtim në kavilje. Ai do të luajë në të majtë të mbrojtjes.
Në stol ka përfunduar Tedi Cara dhe Esat Mala do të të luajë si sulmuesi i djathtë, kurse Matondo do të debutojë si titullar në derbi, në qendër të mesfushës.
TIRANA: Bekaj, Tosevski, Najdovksi, Hoxhallari, Përgjoni, Limaj, Toli, Totre, Seferi, Xhixha, Devid. Trajner: Shehi
PARTIZANI: Hoxha, A. Marku, Belica, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Kallaku, Mala, Stenio Junior, Skuka. Trajner: Mehmeti.