Derbi me Interin, “vallëzimi i fundit” për Dybalan dhe i pari për Vlahovic

Në Itali ka nisur numërimi mbrapsht për derbin mes Interit dhe Juventusit, takim që do të luhet në këtë fundjavë në “Alliaz Juventus Stadium”.

Në derbi 3 pikët për “Zonjën e Vjetër” do të kalojnë nga këmbët e Dushan Vlahovic dhe Paulo Dybalas. Të dy lojtarët në këtë takim do të kenë emocione të forta.

Kjo është hera e parë për bombarduesin serb që luan derbin si bardhezi,  ndërsa për argjentinasin do të jetë e fundit Juve-Inter.

Ndjenja të kundërta, por me të njëjtin qëllim të jesh protagonistë në fushë dhe të fitosh . Duke përkulur Interin, Vlahovic dhe Dybala në fakt jo vetëm që do të mund t’i japin pikë shumë të rënda për klasifikimin Allegrit , por edhe të shkruajnë një faqe të pashlyeshme në karrierën e tyre te Juve.

Sa i përket Vlahovicit , derbi i parë italian do të jetë edhe testi i tij i parë ndaj një ekipi të madh të Serisë A që nga ardhja e tij në Torino. Një moment për t’u kujtuar dhe për t’u përdorur për të kaluar më tej me gola në zemrat e fansave të tij të rinj, duke sanksionuar më në fund dorëzimin me Dybala për të nisur një cikël të ri.

Për Juventus Joya-n, në fund të fundit, mbrëmja e së dielës do të jetë ndeshja e fundit kundër Interit me fanellën e Juventusit. Një emërim që argjentinasi do të dëshirojë ta nderojë në rastin më të mirë. Pak për krenari, duke pasur parasysh se si shkuan gjërat në frontin e rinovimit me Juven./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.03.2022 15:37