Derbi i Londrës mes West Hamit dhe Chelseat, i cili përfundoi me një fitore të madhe për blutë, u shënua nga një moment tensioni mes Edson Álvarez dhe Enzo Fernández.
Momenti u regjistrua në fillim të pjesës së dytë, menjëherë pasi Cole Palmer bëri rezultatin 3-0, kur meksikani mori karton të verdhë pas një faulli.
I pakënaqur me mënyrën se si po shkonte ndeshja, ai foli me Enzo-n nga distance: “Do të pres për ty”, tha ai, sipas të përditshmes argjentinase Olé, ndërsa vuri dorën para gojës.
Dhe pikërisht kur dy lojtarët u afruan, kërcënimi u përshkallëzua, sipas të njëjtit botim. Meksikani u shpreh: “Do të të vras jashtë, ku të duash”. Mesfushori i bluve nuk u tremb: “Hajde, le të shkojmë”.